fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Avdyli: Mundësia që Vjosa Osmani të mos zgjidhet presidente është e madhe

Për këtë shkak, ai ka arsyetuar nxitimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në vend.

Publikuar

Deputeti Haxhi Avdyli tash thotë se mundësia e dështimit të zgjidhjes së Vjosa Osmanit presidente është e madhe. Për këtë shkak, ai ka arsyetuar nxitimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në vend.

“Mendoj se është prioritet sepse mundësia e dështimit të zgjedhjes së Vjosa Osmanit është e madhe. Për atë arsye”, tha Avdyli.
“Ne si parti jemi gjithmonë të gatshëm edhe për zgjedhje por nuk është qëllimi jonë. Jemi për të krijuar stabilitet institucional dhe për këtë kemi përgjegjësi të gjithë deputetët të cilët janë të zgjedhur të popullit dhe kanë obligim që të rrinë në sallë dhe të krijojnë stabilitet institucional”, tha Avdyli, shkruan Express.

“Qytetarët kërkojnë stabilitet institucional dhe ne jemi këtu për të krijuar institucione që janë më se të nevojshme”, tha ai.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021