fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Avdullah Hoti, Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj, votojnë nëpër qendrat e tyre të votimit

Publikuar

Avdullah Hoti,  kryeministër në detyre dhe kandidat i LDK-së për kryeministër pasi që ka votuar ka thënë së pret të kemi një proces të rregullt zgjedhor, në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimeve të zgjedhjeve të rregullta, sipas standardeve evropiane ku qytetarët lirshëm thonë fjalën e tyre

Ndërkohë, Kryetari i LVV-së, Albin Kurti pas hedhjes se votës ka thënë se sot është një ditë e bardhë për Kosovën.

Ai ka thënë së është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë. “Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit, me dashur për vendin duhet të votojmë”, ka thënë Kurti.

Kryetari në detyrë i PDK, Enver Hoxhaj, pas votimit ka thënë së sot flasin qytetarët e jo politikanët

“ Sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët. Ata janë para dy opsioneve, para rimëkëmbjes ekonomike apo para një opsioni të mjegullës dhe izolimit të vendit. Ju dëshiroj suksese të gjithë qytetarëve”, ka thënë ai