fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Autostrada në drejtim të Serbisë, bëhet këtë vit

Publikuar

Autostrada Prishtinë – Merdare, e njohur ndryshe edhe si “Autostrada e Paqes” do të fillojë të ndërtohet në mesin e këtij viti. Kjo autostradë është një nga projektet e përfshira në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Europa e Lirë.

“Në kemi prezantuar planin e fizibilitetit te pala amerikane dhe pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me ndihmën e palës amerikane, kemi aplikuar për financim”, thotë Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës.

“Përkundër që kemi proces zgjedhor, financimi do të aprovohet. Synojmë që në pranverë – sepse duhet të ketë edhe marrëveshje të re ndërkombëtare financiare që duhet të kalojë në kuvend – të mbyllim këtë marrëveshje, në mënyrë që të fillojnë procedurat për ndërtimin e autostradës diku në mes të këtij viti”, shton ai.

Kjo autostradë, në territorin e Kosovës është vazhdimësi e autostradës “Ibrahim Rugova”, që ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet rreth magjistrales Prishtinë – Podujevë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021