Lajme
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës paralajmëron hetime

Publikuar
2 vjet më parëmë

Valon Prestreshi, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës përmes një shkrimi në facebook ka reaguar pas raportimit se gastronomia ka rritur çmimin e kafesë, duke deklaruar se kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar.
Më poshtë ndiqni shkrimin e tij:
“Gjithë ato ankesa, gjithë ato protesta, gjithë ai presion që u ushtrua nga sektori i gastronomisë, kundrejt masave të vendosura nga Qeveria për ta parandaluar infekcionin Covid 19, e që kishin të drejtë në disa raste, tani po të njejtit gastronomë në disa qytete të Kosovës kanë vendosur që bashkarisht me marrëveshje t’i ngrisinë çmimet e kafeve dhe produkteve tjera. Kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicoj procedura hetimore Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si titullar i këtij institucioni fillimisht i bëjë thirrje Shoqatës së Gastronomëve, që ata të distancohen nga këto sjellje të gastronomëve dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyrë veprimeve. Në të kundërtën, derën e parë që do ta trokasim është dera e shoqatës së gastronomëve”. VP
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
