fbpx
Lidhu me Ne!

Politikë

AstraZeneca, vaksina e parë e COVAX-it në Kosovë

Publikuar

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se në mesin e muajit shkurt, eventualisht në javën e tretë, në Kosovë do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19, përmes skemës së njohur si COVAX, shkruan Evropa e Lirë

Ajo thotë se janë dy prodhues me të cilët po bisedohet për t’i lehtësuar procedurat e ardhjes së vaksinave në Kosovë, por kontingjenti i parë i vaksinave do të jetë nga Universiteti i Oksford-it dhe kompania AstraZeneca.

Organizata e Botërore e Shëndetësisë së bashku me UNICEF-in dhe Bankën Botërore jemi partnerë, të cilët prej fillimit dhe në vazhdimësi jemi duke e mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë, për të përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për të marrë donacion (vaksinat) nga COVAX-i, që është diku për 20 për qind të popullatës së Kosovës.

Sipas lajmeve të fundit, besojmë që në mesin e shkurtit, eventualisht javën e tretë, do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19.

Vazhdo më shumë