Lajme
Asnjë qeveri nuk mund të tërhiqet nga Marrëveshja e Uashingtonit, thotë Hoti

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti shpreson në ndihmën e Shteteve të Bashkuara, që të kapërcej ‘trandjen’ që mund të ketë shkaktuar vendimi për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Kryeministri në detyrë, Hoti, i cili ka qenë pjesë e dy qeverive të rrëzuara të dala nga legjislatura e fundit e kuvendit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se vaksina e Pfizerit kundër COVID-19 do të vijë gjatë muajit shkurt.
Në këtë intervistë, Hoti thotë se asnjë qeveri nuk mund të tërhiqet nga Marrëveshja e Uashingtonit. Ai flet edhe për koalicionet e mundshme, duke thënë se në parim, LDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë pari.
Hoti po ashtu premtoi depolitizim të stafit të misioneve diplomatike të Kosovës dhe zgjerim të rrjetit diplomatik, ndërkaq dialogun e Brukselit konsideron se LDK-ja e “ka strukturuar”.
Sa i përket koalicioneve të mundshëm pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Hoti ka thënë në parim, nuk kanë vija të kuqe. “Punën që po bëjmë është që ne të komunikojmë me qytetarë, me biznese, me të gjitha kategoritë, grupet e qytetarëve, që të marrim besimin e tyre për të dalë të parët në këto zgjedhje. Dhe pastaj, do të ulemi me të gjithë spektrin politik që të arrijmë dakordimet e nevojshme, mbi bazat programore gjithmonë, për të formuar institucionet e vendit”, ka thënë Hoti.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
