fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

ASK: Në Kosovë ka rënie të natalitetit për 15% nga muaji janar

Rënie për 9% në krahasim me muajin janar ka edhe në numrin e personave të vdekur.

Publikuar

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar numrin e lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve për muajin shkurt.

Sipas ASK-së ka rënie prej 15% në natalitet që nga muaji janar.

Deputetit të VV-së i vdes familjarja, dyshohet se bëri vetëvrasje: Edhe nj…

“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin Shkurt janë regjistruar 1804 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 947 dhe femra 857 Krahasuar me muajin Janar 2023 kemi rënie të numrit të lindjeve për (-15%)”, thuhet në publikimin e ASK-së

Rënie për 9% në krahasim me muajin janar ka edhe në numrin e personave të vdekur.

Sa i përket kurorëzimeve ka rënie prej 34% në numrin e çifteve të kurorëzuara.

“Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin Shkurt janë 1317 raste, krahasuar me muajin Janar kemi rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-34%).”, konstatoi ASK.

Ndërsa për 22% ka rënie edhe në numrin e çifteve të shkurorëzuara.

“Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Shkurt janë 122 raste, krahasuar me muajin Janar kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (-22%).”, tha ASK.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021