fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Arsenali rikthehet në sulm për sulmuesin e Juventusit

Publikuar

Arsenali është gati të rikthehet në sulm për Dushan Vlahovicin. “Topçinjtë” kanë provuar tashmë dy herë ta marrin sulmuesin serb, herën e parë kur ai u shit nga Fiorentina tek Juventusi gjatë sesionit të transferimeve dimërore në janar 2022, herën e dytë verën e kaluar.

Sipas “The Sun”, Mikel Arteta dhe Arsenali janë gati të bëjnë një tentativë të re për sulmuesin e Juventusit.

Një ankand i mundshëm mes Arsenalit dhe Chelsea-t

Bardhezinjtë mund të shqyrtojnë edhe idenë e shitjes së sulmuesit serb, për sa kohë që oferta të jetë e duhura. Juventusi e vlerëson Vlahovicin në jo më pak se 60 milionë euro dhe, nëse vendosin ta shesin lojtarin, mund të lindë një ankand mes klubeve kryesore të Premier League-s, duke qenë se edhe Chelsea ka qenë e interesuar për ish-sulmuesin e Fiorentinës prej disa kohësh.

Lexo edhe:

Alternativa për “Topçinjtë”

Nëse marrëveshja me Juventusin nuk realizohet, Arsenali ka gati planin B, përkatësisht Ivan Toney nga Brentfordi. Sulmuesi do të rikthehet në fushë pas Krishtlindjeve dhe dëshira e tij është të ndërrojë ekip gjatë afatit kalimtar të janarit. Edhe për Toney, Arsenali do të duhet të ketë kujdes konkurrencën e Chelsea-t.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook