Sport
Arsenal dhe Tottenham në “luftë” për Mertens
Mertens pranë transferimit në Premier Ligën Angleze

Rivalët e Veriut të Londrës, Arsenali dhe Tottenhami janë gati për tu përballur mes vete për transferimin e përfaqësuesit belg të Napolit, Dries Mertens, raporton Voetbal24.
Napoli janë në kërkim të një blerësi për 33-vjeçarin për merkaton verore të transferimeve, dhe mundësia është që Mertens të përfundoj në Premier Ligën Angleze.
Mbetet të shihet edhe çfarë çmimi do ti vendoset nga Napoli, dhe se a do të jetë i përballueshëm për ekipet e interesuara./tipografi/
