Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar i dyshuari me iniciale H.M për veprën penale “Kanosje”.
Është ndaluar për 48 orë personi me inicialet H.M , pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, brenda objektit të këtij institucioni.
“Kujtojmë se Prokurori i Shtetit është i lirë në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, prandaj raste të tilla do të trajtohen me prioritet të lartë dhe seriozitet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.