fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Arrestohet pasi keqtrajtoj fëmijët e saj

Sipas Policisë, fëmijët nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua, e cila kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj në një lokal në Prishtinë.

Gruaja, sipas Policisë ishte nen ndikimin e alkoolit, kur edhe i kishte shkaktuar lëndime trupore fëmijëve të saj, të cilëve u është afruar tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit në një lokal i kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve ju është  ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë

 Sipas Policisë, fëmijët nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre.

Vazhdo më shumë