fbpx
Lidhu me Ne!

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vermicë, i gjinden 30 kg drogë

Lidhur me rastin janë informuar njësitet relevante të policisë, ato të anti-drogës dhe forenzikës për procedura të mëtejme hetimore.

Publikuar

Policia e Kosovës arreston në pikë kalimin kufitar në Vermicë një person nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”

“Me datë 31.05.2021, nga Republika e Shqipërisë ka ardhur automjeti me targa të Kosovës, i tipit Fiat Croma, ngjyrë hiri, për të hyrë në Republikën e Kosovës nëpër pikë kalimin kufitar në Vermicë dhe i cili drejtohej nga shtetasi mashkull/kosovar me inicialet F.M. (viti i lindjes 1981)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik dhe Policisë Kufitare të Kosovës automjeti i potencuar është selektuar për kontroll të vijës së dytë nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike.

Asistencë relevante për identifikimin e substancës narkotike ka ofruar edhe Policia Kufitare e Republikës së Shqipërisë me që rast, nën rrotën rezervë në bagazh është detektuar një bunker i dyshuar. Autoritete kufitare të PK-së kanë vazhduar me kontroll të mëtutjeshëm ku edhe është hasur në një sasi të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 30kg (tridhjetë kilogram).

Lidhur me rastin janë informuar njësitet relevante të policisë, ato të anti-drogës dhe forenzikës për procedura të mëtejme hetimore.

Policia e Kosovës mbetët e përkushtuar në ruajtjen e rendi dhe sigurisë publike dhe garantimin e lëvizjes së lirë për qytetarët, megjithatë angazhime aktive po ndërmerr në menaxhimin dhe kontrollin e plotë të kufirit shtetëror për të garantuar respektim dhe zbatim të procedurave ligjore, si dhe luftimin e veprave penale trans kufitare.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021