fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Arrestohet djali i Rifat Jasharit

I dyshuari është arrestuar pasditen e së martës, ndërkaq pas intervistimit nga policia, është dërguar në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

Publikuar

Mesditën e së martës, policia ka arrestuar një person i cili është raportuar nga ish-e dashura e tij se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, raporton Express

Burime të Express brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Fazli Jasharin, djalin e Rifat Jasharit.

Sipas të njëjtave burime, viktima ka raportuar në polici mëngjesin e së martës se ish-i dashuri i ka shkuar në banesën e saj në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku e ka sulmuar fizikisht.

Viktima A.E., ka deklaruar në polici se i dyshuari ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar pasditen e së martës, ndërkaq pas intervistimit nga policia, është dërguar në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021