Lajme
Arrestohet Dardan Krivaqa
Këtë e ka bërë të ditur majori i policisë në Ferizaj, Mehmet Hajdini, i cili tha që për më shumë detaje do të dalin me një komunikatë për media.

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O, është arrestuar në një fshat të Ferizajt.
Këtë e ka bërë të ditur majori i policisë në Ferizaj, Mehmet Hajdini, i cili tha që për më shumë detaje do të dalin me një komunikatë për media.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
