Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar për trafikim me njerëz
Vitin e kaluar, në Kosovë janë arrestuar 104 persona të dyshuar për vepra që lidhen me trafikimin me njerëz, në mesin e të cilëve 90 shtetas të Kosovës, ka njoftuar më herët Policia e Kosovës.

Publikuar
1 vit më parëmë

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz”.
Në një komunikatë të lëshuar për media thuhet se policia në Pejë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka nisur hetimet pas raportimit të një rasti nga një grua kosovare, e cila ka qenë viktimë.
Në mesin e të arrestuarve janë tre burra dhe dy gra.
“Lidhur me këtë rast, viktima e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, si dhe mbrojtësit të viktimave”, thuhet në deklaratë.
Viktima, më pas, thuhet të jetë dërguar në strehimoren e dedikuar për viktimat e trafikimit.
Policia po ashtu tha se, në kuadër të provave, ka konfiskuar dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobilë.
Me aktvendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse një e dyshuar do të trajtohet në procedurë të rregullt, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Vitin e kaluar, në Kosovë janë arrestuar 104 persona të dyshuar për vepra që lidhen me trafikimin me njerëz, në mesin e të cilëve 90 shtetas të Kosovës, ka njoftuar më herët Policia e Kosovës.
Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin që ka publikuar këtë vit për trafikimin e qenieve njerëzore në botë, ka vlerësuar se Kosova “nuk i përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz”, porse “bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
