fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

BE, po ia imponon Kosovës, orientimin nga lindja

“Kosovarëve po u imponohet në një mënyrë lindja dhe jo Evropa, ose nuk po na duan në Evropë, ose nuk e di… pasi nuk po na e qartësojnë se përse nuk po i liberalizojnë vizat,”

Publikuar

Për analistin Besnik Vasolli Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, mirëpo tashmë i duhet të bindë vetëm shtete skeptike si Franca.

Vasolli tha se “Kosova ndihet me të drejtë e izoluar”, ndërsa theksoi se duket sikur asaj “po i imponohet lindja pavarësisht se ajo i përmbush kushtet shtesë të vendosura”.

“Kosovarët me të drejtë ndihen të izoluar, djali im është 20 vjeç dhe krahasuar me miqtë e tij shqiptarë, serb apo boshnjakë të cilët kanë gjithashtu moshë 20-vjeçare kanë dallim sepse ata kishin mundësi që për një dekadë të vizitonin Evropën, vizituan të gjitha shtetet kryesore, muzetë… gjithçka, ndërsa djali im do të duhej të aplikonte për vizë dhe kjo merrte kohë me muaj dhe shtonte edhe kostot […],” – tha analisti Vasolli, për Euronews Albania.

“Kosovarëve po u imponohet në një mënyrë lindja dhe jo Evropa, ose nuk po na duan në Evropë, ose nuk e di… pasi nuk po na e qartësojnë se përse nuk po i liberalizojnë vizat,” – shtoi Vasolli duke kujtuar faktin se për qytetarët kosovarë nuk ka pengesa të ngjashme për të udhëtuar drejt Turqisë.

Analisti Vasolli tha se asnjë shtet tjetër nuk ka pasur kritere të ngjashme me Kosovën për sa i përket liberalizimit të vizave, por megjithatë Kosova i ka përmbushur ato prej kohësh.

Aktualisht Kosova mbetet në pritje të liberalizimit të vizave. Bashkimi Evropian vendosi kushte shtesë duke kërkuar, krahas garancive të kufijve dhe pasaportave edhe rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mirëpo Vasolli thotë se edhe në këtë pikë ka pasur përparime, pavarësisht se gjykatat kërkojnë kohën e tyre për të dhënë vendime.

“Disa shtete anëtare si Franca, Danimarka, Holanda, por dhe Gjermania deri në një kohë, ishin skeptikë pasi prisnin më shumë nga Kosova për luftën ndaj korrupsionit, por nga vizita e Zotit Maas [Heiko Maas, ministri i Jashtëm i Gjermanisë] kemi vërejtur që Gjermania e ka ndryshuar diskursin dhe janë për heqjen e vizave,” – u shpreh Vasolli, i cili ishte i mendimit se Franca është shteti më skeptik që duhet të bindet.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021