fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

I dyshuari për vrasjen në Pejë e kishte ngacmuar seksualisht vajzën e viktimës në kabinetin e shkollës

Për këtë vepër, Gjykata Themelore e Pejës, e kishte dënuar arsimtarin me tre vite e gjashtë muaj burgim. Vendimi ishte marrë në prill të këtij viti.

Publikuar

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në një lokal në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë. Atje ka mbetur i vdekur një burrë i moshës 40-vjeçare. I dyshuar për vrasjen është arsimtari i vajzës së tij. Por, si erdhi deri te vrasja?

Sipas burimeve të Gazetës Express, viktima kishte shkuar në lokalin ku arsimtari me inicialet XH.J po pinte kafe, për t’u hakmarrë për vajzën e tij, meqë arsimtari ia kishte ngacmuar seksualisht në dhjetor të vitit 2019.

Sipas gjykatës, ai e kishte ftuar të miturën në kabinetin e shkollës për të nxjerr mungesat dhe statistikat e suksesit, por që më pas i ishte afruar te banka dhe pa pëlqimin e saj e kishte ngacmuar. Ajo e kishte shtyrë arsimtarin dhe me vrap kishte dal nga kabineti dhe kishte shkuar në shtëpi e i kishte lajmëruar familjarët.

Për këtë vepër, Gjykata Themelore e Pejës, e kishte dënuar arsimtarin me tre vite e gjashtë muaj burgim. Vendimi ishte marrë në prill të këtij viti.

Përveç dënimit me burgim, XH.J i është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit për pesë vjet.

 “Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë (6) muaj, të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit e në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Ndryshe, për vrasjen që tronditi Pejën, ka dhënë detaje sot Policia e Kosovës. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari për vrasje është akoma në arrati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja, derisa trupi i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Është raportuar  se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull  ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull  kosovar  dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021