fbpx
Lidhu me Ne!

Kronikë e zezë

Çka u gjet tjetër nga Policia në aksionin për konfiskimin e kokainës në Lipjan?

Lidhur me rastin shtatë persona janë të arrestuar.

Publikuar

Pas një aksioni të koordinuar nga Policia e Kosovës, ajo italiane dhe shqiptare, të hënën janë konfiskuar 400 kilogramë kokainë me vlerë prej 20 milionë eurosh. Lidhur me rastin shtatë persona janë të arrestuar.

Sipas njoftimit të policisë po ashtu në aksion pas kontrollit në disa lokacione të tjera janë gjetur edhe: 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë apo (3,23 euro), një veturë, dy revole, një TT dhe një tjetër me gas.

Po ashtu organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar edhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62, gjashtë telefona celularë, gjashtë kompjuter, dy llap top, katër DVR dhe një hard disc.

KRIM I ORGANIZUAR & POSEDIM , SHITJE E SUBSTANCAVE NARKOTIKE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Lidhje e Prizrenit, Lipjan (NN) 17.05.2021-11:10. Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc. Të gjitha veprimet janë ndërmarre në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale. Shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021