fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kush nga LVV po e sfidon Shpejtim Bulliqin në Podujevë ?

Na ishte njëherë…kur dhe si nuk e di? Por mund të jem prapë

Publikuar

Ish kandidati i LVV për kryetar të Podujevës, Ajet Potera, e ka lënë të hapur mundësinë që të jetë sërish kandidat për kryetar të kësaj komune.

Në disa shkrime në rrjete sociale, Potera ka lënë të hapur mundësinë qe ta sfidojë kryetarin aktual, Shpejtim Bulliqi, në garën për kreun e kësaj komune, që do të mbahet në tetor të këtij viti.

Potera ishte kandidat për kryetar të Podujevës, në zgjedhjet e vitit 2017. Ai ka ripostuar një video të asaj gare dhe fjalët që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i kishte thënë për të.

Madje, tërthorazi ka lënë të nënkuptohet se dëshiron t’i hyjë sërish kësaj gare.

“Na ishte njëherë…kur dhe si nuk e di? Por mund të jem prapë! Varet nga kërkesa e mbështetja e popullit”, ka shkruar ai, transmeton tv10.

Potera ishte drejtor i Inspeksionit në muajt e parë të qeverisjes së Shpejtim Bulliqit, në Podujevë.

Mirëpo, ai është larguar nga kjo pozitë, duke u shprehur i pakënaqur me këtë qeverisje. Kjo vërehet edhe në disa postime të tij në rrjete sociale, ku thumbon qeverisjen lokale në Podujevë.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021