fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

OJQ-të thirrje Kurtit, tërhiqu nga nisma…

Ato kanë sugjeruar që në këtë moment, i gjithë fokusi i partive politike parlamentare duhet të jetë në shërbim të zgjedhjes së presidentit të ri.

Publikuar

Organizatat që përfaqësojnë shoqërinë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, që të tërhiqet nga nisma për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.Përmes një letre publike, shtatë organizata joqeveritare: Demokraci Plus, Instituti Demokratik i Kosovës, Demokraci për Zhvillim, Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres, Instituti i Kosovës për Drejtës dhe Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet (Çohu), kanë thënë se përkundër që vendi ka nevojë të ketë reformim të legjislacionit zgjedhor, kjo nuk e arsyeton urgjencën me të cilën po tentohet të ndryshohet Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Siç thuhet në letrën e OJQ-ve, për më tepër, ndryshimet e propozuara nga LVV-ja, “janë parciale dhe nuk i adresojnë të metat e këtij ligji”, dhe qasja e tillë u shërben vetëm interesave të ngushta partiake.

“Andaj, i bëjmë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje si iniciues e kësaj nisme legjislative që të tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Pasi edhe në rast të dështimit të kuvendit për të zgjedhur presidentin dhe si rrjedhojë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, zbatimi i ndryshimeve të propozuara do të haste në vështirësi për shkak të afateve të shkurta për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës jashtë vendit. Në këtë mënyrë do të komprometohej i gjithë procesi zgjedhor”, thuhet në letrën publike të OJQ-ve.

Ato kanë sugjeruar që në këtë moment, i gjithë fokusi i partive politike parlamentare duhet të jetë në shërbim të zgjedhjes së presidentit të ri.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021