fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

Haradinaj për kryetar të Prishtinës

Publikuar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka vendosur që për kryetar të Komunës së Prishtinës ta kandidoj Daut Haradinajn. Ky propozim, ka thënë Haradinaj ka ardhur pas konsultimeve të vazhdueshme, me të gjitha strukturat e partisë.

“Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtet ndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, me këtë Aleanca e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore.

“Aleanca konfirmon po ashtu, respektin për qytetarin dhe qeverisjen komunale, si dhe vendosmërinë për të fituar.  Qeverisja në nivel komunal, është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021