fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Bisedimet për statusin final -14 vjet nga përfundimi i tyre

Publikuar

Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007 përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes Kosovës dhe Serbisë. Bisedimet patën përfunduar pa marrëveshje, meqë pala serbe nuk ishte pajtuar me propozimin – dokumentin për marrëveshje.

Të pranishëm ishin krerët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë dhe të Serbisë, Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzoi OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, 15 mars 2007. Plani direkt propozoi pavarësi për Kosovën./tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021