fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Arrestohet pasi dhunoj një femër të mitur

Publikuar

Në Lipjan është arrestuar një person i mitur, pasi i njëjti në banesën e tij kishte mbajtur dhe dhunuar një vajzë po ashtu të mitur. Para disa ditësh vajza ishte raportuar nga prindërit e saj.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh. Sipas Policisë  me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari i mitur  mashkull kosovar pasi në banesën  e tij është gjetur viktima  fëmijë femër kosovar e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021