fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Këto janë forcat e reja elitë të Ushtrisë Shqiptare

Publikuar

Regjimenti i Operacioneve Speciale është prezantuar si struktura më e re dhe më elitare e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Regjimentinë fjalë u ngrit pas bashkimit të Batalionit të Operacioneve Speciale dhe Forcave Komando, ndërsa komandanti i parë i tij u emërua kolonel Arben Zani.

I pranishëm në ceremoni ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj.

Peleshi vlerësoi kontributin shumëvjeçar të dy batalioneve tashmë të bashkuar, si dhe i siguroi efektivët e tyre se do të kenë vëmendjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për të rritur më tej kapacitetet operacionale.

“Ky regjiment, pavarësisht se bëhet njësia me moshën më të re në Forcat e Armatosura, në të vërtetë ka dy formacionet tona ushtarake më të mirënjohura, më të vlerësuara dhe me një bilanc angazhimesh, kontributesh suksesesh që na bëjnë të gjithëve krenarë. Ju jeni krenaria dhe dinjiteti i Forcave të Armatosura në detyrimet dhe angazhimet tona jashtë vendit, duke filluar nga misionet në Irak, Afganistan dhe deri në Kosovë.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021