fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Presidenca çeke konfirmon, liberalizimi i vizave hiqet nga agjenda për shkak të tensioneve për targat

Megjithatë, Presidenca Çeke e mban Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e saj, veçanërisht tani përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Publikuar

Presidenca çeke ka konfirmuar sot për Telegrafi se propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024 është hequr nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Presidenca çeke bën thirrje që të ulen tensionet në lidhje me targat.

“Meqë e shohim interesimin dhe kërkesat tuaja për procedurat e mëtutjeshme me liberalizimin e vizave, me këtë dërgojmë shpjegimin tonë të shkurtër për situatën aktuale. Tema u hoq nga rendi i ditës së COREPER (Ambasadorëve) sot.

Megjithatë, Presidenca Çeke e mban Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e saj, veçanërisht tani përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit.

Bëjmë thirrje për një deskalim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”, thuhet në përgjigjen e Presidencës çeke. /Telegrafi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021