fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Koha për Qeverinë Kurti “t’i dëgjojë aleatët”

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se shteti i Kosovës është në krizë. Bashkimi Evropian, në anën tjetër, është në pritje të përgjigjes së Kosovës për një propozim të ri lidhur me çështjen e targave të paligjshme serbe

Publikuar

Shtyrja e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe do t’i ulte tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të siguronte marrëveshje finale mes tyre, thonë analistë të çështjeve politike në Kosovë.

Partitë opozitare, ndërkohë, i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ketë koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me këtë çështje.

Por, me gjithë thirrjet e SHBA-së dhe BE-së për ta shtyrë vendimin për targat për dhjetë muaj, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e tij në faza më 1 nëntor.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme; e dyta gjobën prej 150 eurosh dhe e treta shpërndarjen e targave të përkohshme.

Nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS, apo Republika e Kosovës.

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë kërkuar Qeverisë që të mos nisë zbatimin e fazës së dytë nga 21 nëntori.

Kjo, pasi vendimi për targat ka tensionuar situatën në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe kontrollohet në masë të madhe nga Beogradi zyrtar.

Shumica e tyre i kundërshtojnë targat RKS, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës – nisur nga policia deri te Kuvendi dhe Qeveria.

Ata, po ashtu, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se shteti i Kosovës është në krizë. Bashkimi Evropian, në anën tjetër, është në pritje të përgjigjes së Kosovës për një propozim të ri lidhur me çështjen e targave të paligjshme serbe.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021