fbpx
Lidhu me Ne!

Kuriozitete

“Mos u shqetëso për të ardhmen. Ajo është e mirë apo e keqe. Nëse është e mirë, do të jetë…”/ Thëniet më të Bukura Sllovene

Mos u shqetëso për të ardhmen. Ajo është e mirë apo e keqe. Nëse është e mirë, do të jetë një surprizë…Nëse është e keqe, pse të fillosh të vuash qysh tani?

Publikuar

Mençuria e popullit slloven nuk kishte sesi t’i mungonte koleksionit tonë të madh të mençurive të botës.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë sot një gjerdan me brilantet më të ndritshëm të urtësisë së popullit slloven.

Ne i lexojmë të gjitha ato që shkruani ndaj presim prej teje që, në përfundim të leximit të na thuash cilën prej thënieve më poshtë pëlqeve më së shumti.

Mos u shqetëso për të ardhmen. Ajo është e mirë apo e keqe. Nëse është e mirë, do të jetë një surprizë…Nëse është e keqe, pse të fillosh të vuash qysh tani?

Kurrë mos jep këshilla. Të paditurit nuk na dëgjojnë, ndërsa të diturve nuk u duhen.

Ki kujdes të mos përfundosh nën rrotat e fatit të tjetrit.

Këshillat e lehta për t’u praktikuar janë më të dobishmet.

Dua vetëm një burrë që të jetë i dashur dhe mirëkuptues. A thua është shumë për t’ia kërkuar një miliarderi?

Tri janë gjërat më të vështira: “Të mbash një të fshehtë, të harrosh një sharje dhe të administrosh mirë orët e kohës së lirë”.

Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë, sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

Ai që pranon këshilla është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla, aq rëndë është t’i pranosh ato.

Më mirë është të shpenzosh një qiri të vogël sesa ta kalosh tërë jetën në terr.

Gjersa qëndron mbi këmbët e tua, mos vajto nëse nuk mundesh të vraposh.

Ruaju së ndershmes kur e nënçmon dhe vetmisë së keqe kur i bën konak dhe njeriut të mirë kur e bjerr në rrezik dhe ahmakut nëse e mëshiron.

Nëse digjet shtëpia e fqinjit, ruaj tënden.

Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.

Gratë na duan për defektet tona. Kur kemi shumë, por shumë ama, na i falin të gjitha, deri edhe inteligjencën.

Nëse ti nuk do të keqen, ik nga e keqja.

Që ta bësh të thjeshtën të ndërlikuar, kjo është e zakonshme, por që ta bësh të ndërlikuarën të thjeshtë, vërtetë të thjeshtë, kjo është krijimtari.

Kuajt i afrojnë krahinat e largëta; fëmijët i afrojnë nënat dhe baballarët, ndërsa fatet e njëjta i afrojnë popujt e ndryshëm.

Shpirti i qetë është krevati më i mirë për pushim.

Mos polemizo me gojëtarin, as me harbutin, sepse gojëtari të mund me fjalë, harbuti të ofendon.

Nëse do të shohësh realitetin femëror, shikoje atë me sy mbyllur..

Duhet të falësh shumë gjëra që të mësohesh të falësh të tjerët.

Të bësh diçka nuk mjafton; duhet që të mos e bëjnë të tjerët.

Mos nënçmoni askënd dhe mos përjashtoni asgjë, mbasi nuk ekziston njeri të mos ketë damarin e vet dhe nuk ekziston gjësend të mos ketë vendin e vet.

Në lumturi të jesh i përmbajtur, në fatkeqësi, i urtë.

Është më mirë të të kenë zili, sesa t’u vijë keq për ty.

Imito njerëzit e drejtë.

Kur e vërteta nuk është e lirë, atëherë edhe liria nuk është e vërtetë.

Nëse do të përgojojnë me të drejtë kujdesu të ndreqesh, nëse do të të përgojojnë padrejtësisht, mos i jep rëndësi.

Kur don të kërkosh këshillë për vete nga një njeri tjetër, fillimisht heto se si i shkojnë punët atij.

Kush jep këshilla dhe nuk i zbaton vetë, i ngjan njeriut të verbër që e mban kandilin për të ndriçuar të tjerët.

Fol fare pak për veten, shumë për të tjerët, pak për gjërat.

Jeto sikur do të vdesësh nesër, mëso dikur do të jetosh përgjithmonë.

Disa burra mundohen tërë jetën për të kuptuar qenien e gruas. Të tjerë merren me gjëra më pak të vështira, si për shembull me teorinë e relativitetit. /shkolla e suksesit/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021