fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Hoti: Amerika i kërkoi Qeverisë të shtyjë vendimin për targat, këta shkojnë takohen me Petkoviqin në Bruksel

Ish kryeministri Hoti thekson se tashmë vendimi është marrë nga Qeveria dhe nuk ka çfarë të negociohet më

Publikuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në lidhje me çështjen e targave.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se aleati kryesor i vendit, SHBA i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyjë zbatimin e vendimit për targat, ndërkaq Qeveria takohet me Petar Petkoviqin në Bruksel.

Ish kryeministri Hoti thekson se tashmë vendimi është marrë nga Qeveria dhe nuk ka çfarë të negociohet më.

“SHBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyjë zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!

Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?!

Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë”, shkruan Hoti.

Ndryshe, në Bruksel po mbahet takimi në mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kështu kanë bërë të ditur burime nga Brukseli për Telegrafin.

Ky takim vjen pas kërkesës për shtyrje të vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave ilegale.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021