fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Gjykata liron nga akuza katër ish-ministra të Qeverisë së Kosovës

Në prill të vitit 2020, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër 19 personave, përfshirë edhe ish-ministrat e Qeverisë, që në atë kohë udhëhiqej nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Publikuar

Katër ish-ministra të Qeverisë së Kosovës janë liruar nga akuza për “keqpërdorim të detyrës zyrtare“ në rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza ish-ministrat: Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqaj dhe Dardan Gashi.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast është bërë të martën nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj.

“[Ata] janë liruar nga akuza, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore, më 8 nëntor.

Në prill të vitit 2020, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër 19 personave, përfshirë edhe ish-ministrat e Qeverisë, që në atë kohë udhëhiqej nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Ata ishin anëtarë të Komitetit Qeveritar për Privatizim, dhe akuza që rëndonte mbi ta ishte se në cilësi të personave zyrtar kanë tejkaluar kompetencat e tyre në këtë komision.

Sipas aktakuzës ata njëzëri kishin votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si: hidrocentrali i Lumbardhit, hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance”, të transferohen tek Kompania Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE) dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak-Calik”.

“Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve është përmbyll procesi i privatizimit të KKDFE-së, përkundër faktit se të njëjtat nuk është dashur të tranferohen dhe privatizohen, për arsye se një veprim të tillë e ndalon baza ligjore”, thuhej në njoftimin për aktakuzë të vitit 2020.

Sipas organit të akuzës, dëmi tjetër i shkaktuar nga personat e akuzuar është është vlera e investuar (shtuar) në hidrocentrale prej 12,628,166.41 euro, që nuk përfshinë vlerën e aseteve para koncesionit, sepse, sipas prokurorisë, KEK-u nuk ka bërë regjistrimin dhe nuk ka prezentuar vlerën e aseteve para privatizmit.

“Ky dëm dëm edhe më tutje vazhdon të shkaktohet në mënyrë të përhershme”, kishte vlerësuar Prokuroria Speciale.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021