fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

NATO: KFOR i gatshëm të intervenojë nëse rrezikohet stabiliteti

Ndërkohë, Lajçak ka thënë se pajtohet plotësisht me qëndrimet e zyrtarit të NATO-s dhe është mirënjohës për bashkëpunimin e BE-së me aleancën veri-atlantike dhe KFOR-in

Publikuar

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë të shtunën se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të intervenuar në rast se rrezikohet stabiliteti.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka biseduar me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak lidhur me situatën, siç ka thënë ai, të tensionuar në veri të Kosovës.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Lajçak ka thënë se pajtohet plotësisht me qëndrimet e zyrtarit të NATO-s dhe është mirënjohës për bashkëpunimin e BE-së me aleancën veri-atlantike dhe KFOR-in.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021