fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Presidenca: Serbia po i detyron serbët e Kosovës të largohen nga institucionet

Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani theksoi se Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.

Publikuar

Lista serbe pas një takimi sot në Zveçan ka bërë të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë. E dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim dha Goran Rakiq. E pas kësaj kanë reaguar nga Presidenca e Kosovës.

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani theksoi se Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.

“Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Ajo gjithashtu tregon se Lista Serbe është ‘gllabëruar ‘ dhe trajtohet si një mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, shkruan Vela, shkruan Telegrafi.

Pas zhvillimeve të sotme, në Twitter ka shkruar edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Rrnoftë Kosova Republikë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, takimi i Listës serbe ka përfunduar vetëm gjysmë ore pasi ka nisur.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021