fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Babai i infermieres i kërkon falje publike familjes së të moshuarës së dhunuar

I ati i infermieres  është shprehur se familjes Nura i janë borxhlinj moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetës për tragjedinë shpirtërore që u ka shkaktuar vajza e tyre.

Publikuar

Babai i infermieres, Aurona Pela, Naim Pelaj, ka reaguar në lidhje me veprimin e së bijës e cila dhunoi një të moshuar në shtëpinë e pleqve në Pejë.

Në një reagim që ka bërë për mediat e Kosovës, Pelaj ka kërkuar falje publike për rastin e së moshuarës ku thotë se falë gjakut të djalit të saj që ra dëshmor në luftë gëzojnë lirinë.

I ati i infermieres  është shprehur se familjes Nura i janë borxhlinj moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetës për tragjedinë shpirtërore që u ka shkaktuar vajza e tyre.

“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë, Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë. E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për tragjedinë shpirtërore që ju shkaktoi vajza jonë” ka thënë Pelaj për Klan Kosovën.

Pelaj ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë sipas ligjit për rastin në fjalë.

“Gjithashtu, në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat, për të cilat e ngarkojnë”-është shprehur ai.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021