fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Dyshohet se e ngacmoj seksualisht nxënësen, arrestohet zv/drejtori

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, por që rastin në Polici e ka raportuar babai i vajzës më 20 dhjetor.

Publikuar

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar zëvendësdrejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha”, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse në banjot e kësaj shkolle.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, por që rastin në Polici e ka raportuar babai i vajzës më 20 dhjetor.

“Në Stacionin policor Malishevë me date 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast te Sulmit Seksual qe kishte ndodhur ndaj vajzës së tij të mitur”.

“Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me date 16.12.2021 ne ambientet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” ne Malisheve, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”.

Ngacmimi seksual dyshohet te jete bërë nga ana e personit cili ne ketë shkolle mban pozitën e zëvendës drejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur ne njërën prej banjove te kësaj shkolle kur viktima ishte brenda ne toilet dhe aty kishte hyrë edhe I dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”.

Lidhur me ketë rast është intervistuar viktima dhe I dyshuari si dhe disa dëshmitar.

“Hetimet janë ne fazën e grumbullimit te provave te tjera dhe për zhvillime te me tejme ju njoftojmë me raport shtese. Me vendim te prokurorit i dyshuari ndalet ne mbajtje për 48 ore”.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021