fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Varianti Delta i koronavirusit, ka rritur numrin e të infektuarve në vend

Ndërkohë që në Kosovë procesi i vaksinimit po cilësohet i ngadalshëm, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bën thirrje për vaksinim, meqë ka vaksina në dispozicion.

Publikuar

Shpërfaqja e variantit Delta të koronavirusit, ka rritur numrin e të infektuarve në vend. Kjo për faktin se ky version po përhapet shumë shpejtë.

Ministria e Shëndetësisë raporton për rreth 700 raste aktive, ndonëse javë më parë numri i të infektuarve kishte rënë dukshëm. Megjithëkëtë ekspertët shëndetësorë thonë se e vetmja armë për mos përhapje të infeksionit është vaksinimi. Ilir Tolaj infektolog,  duke folur për Radio Kosovën , tha se procesi i  vaksinimit po konsiderohet i  ngadalshëm.

’’Varianti delta nuk shquhet për vdekshmëri më të madhe. Por përhapja e tij është shumë më e madhe. Por ngecja në vaksinim, po i sëmun mbi 90 për qind njerëzit që nuk janë të vaksinuar, apo ata që nuk e kanë kaluar fare infeksionin. Andaj arma më e fortë është vaksinimi’’, tha Tolaj

Ndërkaq drejtori në detyrë i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, tashmë ka deklaruar se  në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 36 pacientë, ku 26 prej tyre janë me oksigjeno-terapi. Por ai thotë se me këtë tempo të infeksionit, vendi nuk do të shkojë drejt mbylljes.

“Jo nuk do të mbyllemi por do të vaksinohemi. Ndërkohë në Klinikën Infektive ka barna të konsiderueshme, dhe vende të lira për trajtimin e të infektuarve.“ tha Vishaj.

Shumë vende në botë tashmë po raportojnë raste të shtuara me variantin Delta. Në Evropë e më gjerë kanë relaksuar masat e pandemisë. Në Francë dhe Gjermani u organizuan protesta të dhunshme kundër vaksinimit të obligueshëm për të hyrë në disa vende publike, kurse në SHBA ata që marrin vaksinën shpërblehen me nga 100 dollarë.

Ndërkohë që në Kosovë procesi i vaksinimit po cilësohet i ngadalshëm, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bën thirrje për vaksinim, meqë ka vaksina në dispozicion.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021