fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Hoxhaj: Mësimdhënësve të të gjitha niveleve do ua rrisim sërish pagat

Publikuar

Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka thënë së mësimdhënia dhe mësimnxënia në të gjitha nivelet është ballafaquar me vështirësi të mëdha gjatë kësaj periudhe. Por, sipas tij paaftësia e dy qeverive në adresimin e nevojave për mbarëvajtje të mësimit, mungesa e digjitalizimit në shkolla dhe vendimet kontradiktore të tyre prodhuan shumë efekte negative te nxënësit dhe mësimdhënësit.

Qeveria ime ka thënë Hoxhaj do të punojë menjëherë në adresimin e efekteve të pandemisë dhe në sanimin e dëmeve të keqqeverisjes në arsim, ekonomi dhe në çdo resor tjetër, duke riparuar dëmet me Planin e Rimëkëmbjes.

“Faleminderit përfaqësuesve të bizneseve dhe mësimdhënësve në Gjilan për përkrahjen që po i japin Rimëkëmbjes. Për mbështetjen e bizneseve vendore do t’i ndajmë 500 milionë euro grante dhe subvencione. Ndërsa, mësimdhënësve të të gjitha niveleve do ua rrisim sërish pagat”, ka thënë Hoxhaj.

 

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021