fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Biden e përmend Kosovën, NATO-n e quan të shenjtë

Do të shkoj në Samitin e G 7, pastaj do ta vizitoj NATO-n dhe do ta takoj Putinin. Kështu ju tregojmë se Amerika është kthyer dhe demokracitë e botës janë bërë bashkë për t’i mbrojtur ato që kanë vlerë për ne

Publikuar

Presidenti amerikan, Joe Biden, është nisur sot për në Britaninë e Madhe, në fazën e parë e turneut të tij evropian. Në fjalimin e tij para ushtarëve amerikan, ai tregoi sesi djali i tij i ndjerë Beau Biden ka ndihmuar ndërtimin e sistemit të drejtësisë si prokuror, kur ka punuar në Kosovë menjëherë pas lufte.

Biden tha se e ka nisur sot udhëtimin e parë jashtë Amerikës pas zgjedhjes si president.

“Do të shkoj në Samitin e G 7, pastaj do ta vizitoj NATO-n dhe do ta takoj Putinin. Kështu ju tregojmë se Amerika është kthyer dhe demokracitë e botës janë bërë bashkë për t’i mbrojtur ato që kanë vlerë për ne”.

“Kjo është esenciale pasi asnjë komb i botës nuk mund të përballojë sfidat i vetëm. Prandaj duhet të jemi bashkë në përfundimin e rreziqeve dhe duhet ta mundin pandeminë COVID-19. NATO është e shenjtë për Amerikën. Duhet ta modernizojmë Aleancën”, ka thënë Biden.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021