fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Musliu: Rasti ‘Panda’ ishte planifikuar dhe zbatuar nga shërbimet sekrete ruse

Shërbimet ruse e ka planifikuar dhe zbatuar këtë rast, nëpërmjet njerëzve apo shërbyesve të vet nga Serbia, punonjës të atëhershëm të institucioneve në Serbi, që kanë qenë të pranishëm në Kosovë

Publikuar

Shërbimet ruse e kanë planifikuar dhe zbatuar vrasjen e gjashtë të rinjve serb në Pejë gjatë luftës në Kosovë, i njohur si rasti “Panda”.

Kështu pohon në dokumentarin “VIRUSSIA”, që u transmetua në televizionin publik, RTK, drejtori ekzekutiv i SEES, Agim Musliu duke shtuar se, vet zyrtarët serbë asnjëherë nuk e kanë thënë me saktësi se kush e ka bërë atë krim.

“Vet rasti Panda i ka bërë të vuajnë së pari familjet serbe, prindërit dhe familjarët që kanë pësuar në atë rast. Por, edhe shumë shqiptarë kanë vuajtur. Edhe sot vuajnë. Kanë mbetur invalidë nga torturat e shërbimeve sekrete serbe dhe policisë serbe të asaj kohe. Vet zyrtarët serbë, asnjëherë nuk e kanë thënë me saktësi se kush e ka bërë atë krim. Ndërsa në mjetet e komunikimit, në kohët e fundit, ka një indikacion që tregon se vjen nga Rusia. Që tregon se shërbimet ruse e ka planifikuar dhe zbatuar këtë rast, nëpërmjet njerëzve apo shërbyesve të vet nga Serbia, punonjës të atëhershëm të institucioneve në Serbi, që kanë qenë të pranishëm në Kosovë”, pohon Musliu.

Për aktivitet të përbashkët ruso-serb të kriminelëve të luftës, shqetësime ka edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Lidhur me këto aktivitete, gazetari hulumtues nga Bosnja e Hercegovina, Avdo Avdiq tregon se Milorad Dodik ka futur në Kuvendin e Republika Srpska njerëz me uniforma të zeza.

“Në janar të vitit 2018, në Kuvendin e Republika Srpska, Nenad Stevandiq, partneri i Dodikut, futi në parlament njerëz me uniforma të zeza, të cilët më vonë u kuptua se ishin kriminel nga Bosnja e Hercegovina. Në mesin e të cilëve ishte edhe një i dënuar i gjykatës së Hagës, për krimet e kryera në Prijedor”, tregon Avdiq.

Gazetari boshnjak thotë se veprimet e tyre kishin të bëjnë me sektorin e sigurisë.

“Kishte edhe persona nga Serbia, kriminel aktiv të cilët shpesh qëndronin në Nish për ushtrime. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për një shoqëri fashistësh, kështu i cilësojnë kolegët nga Serbia, të quajtur ‘Nderi Serb’, shoqëri e cila vepronte ne Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi. Kur Nenad Stevandiqi, i futi këta njerëz në Kuvend, atëherë filluan të zbulohen disa gjëra për veprimet ruse, që kanë të bëjnë me sektorin e sigurisë”, shtoi ai.

Avdiq përfundon se disa anëtarë të “Nderit Serb” kishin krijuar njësinë “Tigri” që ishte drejtuar nga krimineli Arkan.

“Disa prej tyre [Nderi Serb] krijuan edhe njësinë të quajtur ‘Tigrat’, duke u shërbyer me praktikat e kriminelit Arkan, madje njëri prej tyre Sasha Millakoviq, ishte përcjellës i vet Arkanit, i dyti Doshen, kriminel lufte nga Prijedori, dhe i treti Bojan Stojkoviq nga Nishi, i cili shpesh kishte shkuar edhe në Donbas, Moskë dhe Nish”, përfundon Avdiq.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021