fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

BE-ja e sheh si vazhdim dhe jo si fillim të ri dialogun

Ky dialog ka nisur në vitin 2011 dhe do të vazhdojë me takimin e ri, në nivelin e lartë që do të zhvillohet së shpejti.

Publikuar

Bashkimi Evropian i sheh takimet e ardhshme në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si vazhdim i dialogut, e jo si ndonjë fillim i ri i tij. Në pritje të takimit të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, diku nga mesi i muajit qershor, zyrtarët e BE-së kanë thënë se “ky dialog ka nisur në vitin 2011 dhe do të vazhdojë me takimin e ri, në nivelin e lartë që do të zhvillohet së shpejti”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se i sheh takimet e ardhshme në kuadër të dialogut si një nisje e re, e jo si vazhdim i dialogut të deritashëm. Në BE, po ashtu kanë përsëritur thirrjet që të zbatohen marrëveshjet e arritura deri me tash në dialog.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë këtij muaji pritet të zhvillojnë takimin e parë në kaudër të dialogut politik, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

 “Rruga drejt BE-së për Kosovën dhe Serbinë, shkon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky dialog ka nisur në vitin 2011 dhe vazhdon me takimin e nivelit të lartë së shpejti. Në kuadër të procesit që është në vazhdim e sipër, janë ndërruar qeveritë në të dyja anët, por përkushtimi ka mbetur. Të gjitha çështjet e diskutuara deri me tash dhe që do të diskutohen në të ardhmen në kuadër të dialogut, janë kyçe për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme, Peter Stano.

Ai ka shtuar se “Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare, presin nga të dyja palët që të vazhdojnë përkushtimin e tyre për angazhim në këtë dialog dhe të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme”.

“BE-ja dhe shtetet anëtare të saj, presin nga autoritetet e reja në Prishtinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive, me qëllim të vazhdimit të takimeve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë rastin që ta sjellin këtë proces deri te një përmbyllje e suksesshme”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

“Është në rregull të jesh i butë dhe të bësh kompromis. Por kur dikush të shtyn drejt një muri, kur sheh se dikush nuk dëshiron kompromis, duhet të tregosh mprehtësi dhe force”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media, pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit nga Republika Serbe.

Ai ka shtuar se kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, do të trajtojë si “çdo përfaqësues tjetër të institucioneve të përkohshme”.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021