fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Donat Rrudhani i lumtur për ftesën e parë nga Kombëtarja e Kosovës

Publikuar

Donat Rrudhani është një nga lojtarët që ka marrë ftesë për herë të parë nga Kosova.

Rrudhani është ftuar nga kombëtarja e Kosovës në futboll për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Guinesë dhe Gambisë, që do të zhvillohen me 8, respektivisht 11 qershor, transmeton Gazetaolle.

Rrudhani shkëlqeu këtë stinor me klubin e tij, Aarau – ku shënoi tetë gola dhe asistoi nëntë herë për bashkëlojtarët e tij tek klubi zviceran. 22 vjeçari shprehet tejet i lumtur për mundësinë që ia ka dhënë Kosova.

“Ndihem shumë krenar, është kënaqësi dhe privilegj i madh me reprezentu kombin tim”, tha fillimisht Donat Rudhani për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai poashtu shpreson se do të ketë minuta në këmbë në këto ballafaqime.

“Po shpresojë që të më jepet mundësia, është e vërtetë që me Aarau kam pas sezon fantastik”, vazhdoi Rudhani.

Në fund, ai potencoi se ka qenë emocion i madh në momentin kur ka pranuar ftesën.

“Kam qenë me prindërit me familje kur më kanë thirr në telefon, ka qenë kënaqësi e madhe edhe emocion i madh”, përfundoi ai.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021