fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Pas vaksinimit, infektohet me Covid, shtrohet në spital

Publikuar

Arturo Vidal është shtruar në spital në kryeqytetin e Kilit, Santiago, pasi ka rezultuar i infektuar me Koronavirus, raporton GazetaExpress.

Mesfushori i Interit duhej të luante ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Argjentinës, të enjten, por stafi mjekësor i Kilit njoftoi se “lojtari u testua pozitiv për COVID-19” gjatë një kontrolli të zakonshëm parandalues, të hënën, më 31 maj.

Arturo u shtrua në spital dhe u izolua nga grupi për më shumë se 72 orë si një masë parandaluese për shkak të një infeksioni në bajame.

34-vjeçari ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke siguruar se do të shërohet shpejt për të dhënë kontribut me fanellën e përfaqësueses së tij.

“Fatkeqësisht, zbulova se isha pozitiv me COVID-19, pasi një mik asimptomatik doli pozitiv në një kontroll parandalues. Këtë herë nuk do të jem në fushë, por do të mbështes shokët e mi me të gjitha forcat e mia. Unë do të shërohem së shpejti për të qenë në gjendje të vesh përsëri fanellën e “La Rojas”, shkruan Vidal.

“Falënderoj të gjithë punonjësit shëndetësorë që janë kujdesur për të gjithë kilianët në këtë pandemi të tmerrshme. Ju lutem, nëse mund ta bëni: vaksinohuni!”

Sipas GazetaExpress, mesfushori 34-vjeçar bëri vaksinën për parandalimin e infektimit me koronavirus së bashku me lojtarë të tjerë nga ekipi kilian vetëm tri ditë më parë./tipografi/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021