fbpx
Lidhu me Ne!

Shqipëri

Kuvendi vendos për shkarkimin e Metës më 9 qershor

Mandati i Presidentit përfundon në Korrik të 2022 dhe nëse ai do të përfundojë përpara këtij afati me vendim të Gjykatës Kushtetuese kjo do të përbënte precedentin e parë të shkarkimit të një Presidenti në vendin tonë.

Publikuar

Parlamenti pritet ta votojë të mërkurën e 9 qershorit raportin e Komisionit Hetimor që kërkon shkarkimin e kreut të shtetit shqiptar. Vendimi u mor ditën e sotme nga konferenca e kryetarëve që miratoi agjendën 3-javore të punimeve të Kuvendit.

Që raporti të miratohet do të duhen 94 vota, që edhe në votime të tjera siç ishte marrëveshja e 5 Qershorit apo ndryshimet kushtetuese, socialistët kanë arritur që t’i sigurojnë.

Gjithsesi siç dihet me votimin në parlament procedura e shkarkimit të Presidentit nuk mund të quhet e përfunduar. Kjo pasi është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë nëse shkeljet e gjetura nga parlamenti e që në raport e komisionit cilësohen si shkelje të renda kushtetuese, janë në të vërtetë të tilla.

Aktualisht ky organ është me 7 nga 9 anëtare që duhet të ketë. Por gjithsesi çdo vendim i kësaj gjykatë përfshirë dhe ky për vlerësimin e shkeljeve kushtetuese nga ana e Presidentit, që pranohet kërkojnë të mbështetet nga shumica e anëtarëve që janë në detyrë. Pra të paktën 5 prej tyre duhet shprehen pro shkarkimit.

Mandati i Presidentit përfundon në Korrik të 2022 dhe nëse ai do të përfundojë përpara këtij afati me vendim të Gjykatës Kushtetuese kjo do të përbënte precedentin e parë të shkarkimit të një Presidenti në vendin tonë./tvklan

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021