fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Argumenti për Asociacionin, “në duart” e Vuçiqit

Diçka që është rënë dakord në fazën paraprake dhe është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave, si mund të mos zbatohet?

Publikuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të kushtëzojë vazhdimin e dialogut me Kosovën me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, thotë Stefan Surlliq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Surlliq thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me politikat e veta tregon se në Kosovë vlejnë konceptet njëetnike, por vetëm për shqiptarët.

Surlliq nuk pret që në rundin e 15 qershorit, palët të bisedojnë për Asociacionin.

Ai thotë se duhet të gjenden “forca të brendshme” që do t’i detyronin liderët të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, pasi, sipas tij, Bashkimi Evropian ofron vetëm shkopin dhe jo karotën.

Sa i perkët Asociacionit, mendoj se argumenti është në duart e Serbisë dhe të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar. Diçka që është rënë dakord në fazën paraprake dhe është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave, si mund të mos zbatohet? Mendoj se kjo pyetje, para së gjithash, është për qytetarët e Kosovës, për elitën politike në Kosovë. A do të sillen ata në mënyrë shtetërore dhe t’i respektojnë vendimet që lidhen me Asociacionin?

“Albin Kurti thotë për Asociacionin se është koncept njëetnik, por me politikën e tij ai tregon në njëfarë mënyre se në Kosovë mund të kalojnë konceptet njëetnike, por vetëm për shqiptarët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit nuk respektohet, marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk zbatohet – çfarë do të thotë që Kosova, si shtet, i respekton ligjet që i përshtaten shumicës shqiptare. Nëse është diçka në favor të komunitetit serb ose dëshirës së tij për autonomi, atëherë kjo nuk vlen dhe nuk do të zbatohet”, thotë Surliq.

Andaj, Vuçiq, edhe pse ndoshta vetë nuk sheh ndonjë dobi të madhe nga Asociacioni, ai e sheh atë si argument të fuqishëm, që do ta përdorë edhe tek akterët ndërkombëtarë, duke këmbëngulur se nuk do të ketë vazhdim të dialogut, derisa ajo që është rënë dakord deri më tani, nuk zbatohet edhe në terren.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021