Lajme
Arben Vitia, kryeministër?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Arben Vitia, ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka gjasa që të propozohet për Kryeministër i vendit, dhe kjo deri në shtator, ku ai mund të tërhiqej e pastaj të zgjidhet kreu i LVV, Albin Kurti si kryeministër.
Kështu mendon Albert Krasniqi nga KDI-ja, i cili thotë se Vetëvendosje mund të na befasojë me Arben Vitinë ose ndonjë emër tjetër për kryeministër.
Kjo pasi që Kurti deri në shtator e ka në fuqi dënimin dhe disa parti kanë paralajmëruar se ai mund të përfundojë në Kushtetuese si kryeministër.
“Të shohim tani kush do të jetë kandidati, mund të na befasojnë me një kandidat tjetër. Mund të jetë zoti Vitia ose dikush tjetër nga radhët e VV-së deri në afatin e skadimit të muajit shtator, e pastaj ai të dorëhiqet e pastaj të zgjidhet zoti Kurti”, ka thënë Krasniqi në Dukagjin,
Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), partitë politike në bazë të numrit të votave të fituara kanë siguruar edhe ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e cila ka marrë 438.335 vota apo 50.28 për qind, ka fituar 58 ulëse në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 148.285 vota apo 17.009 për qind ka fituar 19 ulëse.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 110.985 vota apo 12.731 për qind ka marrë 15 ulëse në parlament duke vijuar më pas me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 62.111 vota apo 7.124 për qind, ka marrë 8 ulëse të deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, Lista Serbe e cila ka fituar 44.407 vota 5.094 për qind ka marrë 10 ulëse në Kuvend të cilat i ka të garantuara me Kushtetutë/Tipografi/.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
