fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

Arabia ndalon zërin e lartë të hoxhallarëve nëpër xhami, lejohet vetëm ezani

Xhamitë udhëzohen të përdorin altoparlantët vetëm për Ezan dhe Iqamat. Për më shumë, Ministria e Punëve Islame ka thënë se do të ketë ndëshkime për ata që nuk i binden këtij urdhëri.

Publikuar

Gati dy vjet pas diskutimesh të nxehta në lidhje me kufizime përdorimit të altoparlantëve në dhe përreth xhamive, Mbretëria e Arabisë Saudite ka lëshuar një njoftim ku ndalon përdorimin e altoparlantëve jashtë xhamive në mbarë xhamitë e këtij vendi.

Shteti arab ka vendosur restrikcione në përdorimin e altoparlantëve nëpër xhami bazuar në ligjin e sheriatit i cili sugjeron “të mos ketë dëmtime” dhe të mos përdoren amplifikatorët e jashtëm për qëllime tjera përpos thirrjes së njerëzve për t’u falur.

Megjithëse direktivat e reja nuk ndalojnë krejtësisht përdorimin e altoparlantëve, ato vënë kufizime domethënëse që të sigurohet se zëri i lartë i hoxhës të mos jetë i papërshtatshëm për të gjithë njerëzit, shkruan RW.

Xhamitë udhëzohen të përdorin altoparlantët vetëm për Ezan dhe Iqamat. Për më shumë, Ministria e Punëve Islame ka thënë se do të ketë ndëshkime për ata që nuk i binden këtij urdhëri.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021