fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Apple Maps ndryshon emrat e qyteteve të Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhën shqipe dhe jo serbe

Pasi emri i shtetit të Kosovës u vendos në Apple Maps, emrat e qyteteve dhe fshatrave kishin mbetur ende në gjuhën serbe, por ato kanë ndryshuar para disa ditësh dhe janë bërë të gjitha në gjuhën shqipe.

Publikuar

Apple Maps tashmë ka rregulluar emërtimet e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, dhe kjo ndoshta pas “presionit” të vazhdueshëm, sepse kujtojmë se më herët Apple Maps nuk e kishte as emrin e shtetit të Kosovës në aplikacionin e saj, por ai u vendos pas një peticioni të bërë nga qytetarët e Kosovës.

Pasi emri i shtetit të Kosovës u vendos në Apple Maps, emrat e qyteteve dhe fshatrave kishin mbetur ende në gjuhën serbe, por ato kanë ndryshuar para disa ditësh dhe janë bërë të gjitha në gjuhën shqipe. Kjo është njoftuar fillimisht nga Valdrin Shala te grupi Maniakë t’teknologjisë, i cili ishte një nga iniciatorët që kjo të ndodh, së bashku me shumë anëtarë të tjerë të grupit.

Po ashtu, janë përmirësuar edhe disa prej lokacioneve te cilat veçse ishin te rregulluara tashme në shqip, si: Prishtina-Prishtinë, Mitrovica-Mitrovicë, Peja-Pejë dhe disa qytete tjera, shkruan Telegrafi. Por duket se jo të gjitha emrat kanë ndryshuar dhe janë bërë në gjuhën shqipe.

Emrat e disa lumenjve dhe liqeneve në Kosovë janë ende në gjuhën serbe dhe duket se po punohet që edhe ato të ndryshojnë dhe të shënohen në gjuhën shqipe.

Kështu dukej harta e Kosovës më herët kur emrat e qyteteve dhe fshatrave shkruheshin në gjuhën serbe.