fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, i gjetur fajtor për fshehje pasurie dhe deklarime të rreme mbi paratë e përdorura në blerje të pronave të patundshme. Pavarësisht se zoti Dedja i ka hedhur poshtë akuzat, vendimi i Apelit të posaçëm është i formës së prerë, dhe dënimi i tij me 6 muaj burg i konvertuar me 1 vit shërbim prove, tanimë hyn në fuqi.

Prokuroria e Posaçme e akuzoi ish gjyqtarin Dedja se ka fshehur një apartament në bregdet, në zonën e Golemit në Kavajë, me sipërfaqe 60 m2, të cilin ka deklaruar se i përket të vëllait dhe se ai e kishte vetëm në përdorim.

Në Prill të vitit 2021, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e këtij apartamenti nën sekuestro. Një vendim që u konfirmua nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë dhe Gjykatën kushtetuese në fund të vitit 2022.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese kaloi shkallën e parë të procesit të rivlerësimit, por çështja i kaloi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili në të kundërt, konstatoi pamundësinë e tij për të justifikuar pasuritë në zotërim, duke bërë që ai të mbetej jashtë radhëve të sistemit të Drejtësisë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook