fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

AP: Vendimi i ZRrE-së është në kundërshtim me ligjin, të kthehet në pikën zero

Qelaj përmes një video-lidhje ka thënë se vendimi i ZRrE-së, ka elemente diskriminimi, trajtimin e pabarabartë të kosnumatorëve, tarifat e ndryshme që “janë në kundërshtim me nenin e 47 të ligjit”

Publikuar

Naim Qelaj

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji elektrike duhet të kthehet në pikën zero.

Sipas tij, vendimi kishte një fuqi retroaktive dhe kjo ka bërë që të jetë në kundërshtim me ligjin.

“Vetë fakti se një vendim krijon një fuqi retroaktive pa pasur baza e arsye të mjaftueshme ligjore, konsiderohet se është i kundërligjshëm dhe që si i tillë cenon sigurinë juridike të qytetarëve. Kemi kërkuar që vendimi të kthehet në pikën zero duke konsideruar se i njëjti ka probleme dhe veç kësaj është në dëm të konsumatorëve”, është shprehur ai.

I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Qelaj përmes një video-lidhje ka thënë se vendimi i ZRrE-së, ka elemente diskriminimi, trajtimin e pabarabartë të kosnumatorëve, tarifat e ndryshme që “janë në kundërshtim me nenin e 47 të ligjit”./telegrafi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021