fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Anulohet tenderi 44 milionësh

Vendimi tjetër nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës ka të bëjë anulimin e tenderit me patentë shofer për dhënie më Partneritet Publiko-Privat të “Shërbimit të testimit të kandidatëve për shofer, ndërtimin, funksionalizimin dhe operimin me objektet e Qendrave për Patentë-Shofer”.

Publikuar

Ndryshimet në disa pozicione të të para masës si dhe disa ndryshim në kriteret teknike,  të cilat do të krijonin një mundësi me të madhe për gjithë përfshirje dhe konkurrencë në mes të kompanive, kanë qenë arsyet që e kanë shtyre Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që të marr vendimin për anulimin e tenderit për “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021/2022, 2022/2023 dhe 2023/2024”

Këtë e ka bërë ditur zëvendësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi, sipas të cilit janë dy arsye që kanë çuar deri në anulimin e këtij projekti.

Durmishi thekson se arsyeja e parë që kjo ministri e ka anuluar këtë tender ka të bëjë me afatin e kontratës, pasi që ky projekt parashihet që të jetë me kontratë kornizë tri vjeçare dhe nuk mund ta ndryshojnë më pasi të lidhen kontratat.

“Ne jemi të interesuar që të bëjmë ndryshime edhe në pozicione të paramasës e po ashtu edhe në kriteret teknike. Në vitet e fundit kemi një zhvillim të hovshëm të teknologjisë së ndërtimit të rrugëve prandaj ky zhvillim duhet të jetë prezent edhe në rrugët tona. Kjo është arsyeja e parë që ne do të intervenojmë në pozicionet e paramasës në mënyrë që edhe mirëmbajtja të jetë shumë më cilësore në vitet në vazhdim ashtu siç do të jetë shumë më cilësor secili investim në të ardhmen”, është shprehur Durmishi, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa arsyeja e dytë sipas tij ka të bëjë me kriteret teknike të cilat duhet të ndryshohen në mënyrë që të ketë gjithëpërfshirje dhe konkurrencë sa më të madhe mes kompanive.

“Arsyeja e dytë ka të bëjë me kriteret teknike të cilat duhet ti ndryshojmë në mënyrë që të ketë gjithëpërfshirje dhe konkurrencë më të madhe në mes kompanive. Kriteret do të jenë të tilla që të kenë mundësi më shumë kompani të marrin punë dhe jo siç ka ndodhur në të kaluarën kur paraprakisht është ditur se cilat kompani do të fitojnë. Tani kjo praktikë shumë e keqe që është vendosur nga qeveritë e kaluara dhe ministrat e kësaj ministrie do të ndryshoj përfundimisht!”, ka thënë Durmishi.

Ndërsa, vendimi tjetër nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës ka të bëjë anulimin e tenderit me patentë shofer për dhënie më Partneritet Publiko-Privat të “Shërbimit të testimit të kandidatëve për shofer, ndërtimin, funksionalizimin dhe operimin me objektet e Qendrave për Patentë-Shofer”.

Tutje, Durimishi bëri të ditur se brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore do ta funksionalizojnë E-testimin pasi që softëeri është i gatshëm, kurse kompjuterët dhe pajisjet e tjera të nevojshme do t’i kenë ditëve në vijim.

“E – testimi e rregullon dukshëm mbarëvajtjen e procesit të testimit sepse eliminohet faktori “njeri” në këtë proces e rrjedhimisht eliminohen keqpërdorimet eventuale. Gjithashtu po punojmë që edhe qendrat regjionale të modernizohen me paisje sa më parë që është e mundur”, ka thënë Durmishi.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021