fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Andriy Shevchenko zgjidhet presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës

Publikuar

Andriy Shevchenko është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës, me zgjedhjet që u mbajtën mëngjesin e së enjtes.

47-vjeçari u zgjodh në postin më të lartë të institucionit të futbollit në vend pas një procesi ku Shevchenko ishte i vetmi kandidat në garë.

Lexo edhe: 

Më parë, ky pozicion është mbajtur nga Andriy Pavlevko, por ky i fundit u largua për dyshimet për korrupsion. Shevchenko ka mbajtur edhe postin e trajnerit të përfaqësueses të Ukrainës për 5 vite, ku arriti deri në çerekfinalet e kampionatit europian Euro 2020.

Si lojtar Shevchenko ka shkëlqyer me Milanin, skuadër të cilën e udhëhoqi drejt fitimit të UEFA Champions League në vitin 2003. Në 2004-ën ukrainasi arriti momentin më të lavdishëm të karrierës së tij ku u shpall fituesi i topit të artë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook