fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Andre Silva e mahnit Guardiolën

Publikuar

Sulmuesi portugez ka shkëlqyer në sezonin që sapo përfundoi në fanellën e Eintracht Frankfurtit duke i realizuar 28 gola në 32 ndeshje në fanellën e klubit gjerman

Andre Silva e ka bërë një rikthim sensacional të karrierës së tij. Sulmuesi portugez dukej si i humbur në fanellën e Milanit, ku u konsiderua si dështim. Mirëpo, përfaqësuesi portugez e rigjeti formën ideale në kampionatin gjerman. 25 vjeçari shkëlqeu në sezonin që sapo përfundoi me Eintracht Frankfurtin.

Ai i realizoi 28 gola në 32 ndeshje me fanellën e klubit gjerman, duke e mbyllur sezonin vetëm prapa sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski. Dhe, mediumi gjerman “Sport Bild” shkruan se këto paraqitje u kanë rënë në sy trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, përcjell Gazeta Express.

Trajneri katalunas, në fakt është në kërkim të një golashënuesi pas largimit të Sergio Agueros dhe portugezi do të ishte njëri prej profileve të tij të preferuar. Çmimi që e ka vendosur Eintrachti për lojtarin është afro 40 milionë euro. City duket se e ka kontaktuar tashmë menaxherin e Andre Silvas, i cili do ta pëlqente një transferim tek kampioni i ri i Anglisë, përcjell Gazeta Express./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021